Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë mbrëmje në Vlorë, ku pritet të zhvillojë një takim me vajzën e Presidentit amerikan, Ivanka Trump. Vizita zhvillohet nën masa të shtuara sigurie. Ndërkohë pak më parë ka mbërritur në Vlorë një tjetër delegacion në qytet, ku mendohet se ka qenë një përfaqësues i lartë i SHBA-së. Dhëndri dhe vajza e presidentit të SHBA-së, Jared Kushner dhe Ivanka Trump mbërritë në Vlorë paraditën e sotme. Ata janë ndalur në zonën e hidrovorit në Akerni, një territor i njohur për potencialin e tij të lartë në zhvillimin e turizmit elitar dhe investimeve strategjike. Të shoqëruar nga arkitektë të njohur dhe nën masa të rrepta sigurie, me praninë e forcave të shumta të policisë, Trump dhe Kushner kanë inspektuar nga afër vijën bregdetare...
Burimi:
opinion.al