Rama kundër rritjes së pagave në drejtësi, reagon Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste dhe përbaltje!
edi rama TIRANË- Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka reaguar mbrëmjen e sotme lidhur me deklaratat e kryeministrit Edi Rama rreth kërkesës së tyre në Gjykatën Kushtetuese për rritjen e pagave, i cili tha se kjo do t'i kushtonte buxhetit të shtetit 37 milionë euro. Përmes një deklarate publike, gjyqtarët i cilësojnë "tymnajë populiste është krijuar dhe shpërndarë me qëllim linçimin e gjyqtarëve dhe shoqatave të tyre lidhur me një proces gjyqësor kushtetues, i cili ndodhet në fazën e vendimmarrjes përfundimtare në Gjykatën Kushtetuese." Sipas tyre, qëndrimi i kryeministrit ndaj kërkesë së tyre është një 'përbaltje' që synon të ndeze kundërshti në opinionin publik. Madje, shoqata e gjyqtarëve kërkon të sqarojë se "rritja e pagave" është një term i zgjedhur qëllim dhe i gënjeshtërt, për të përcjellë në publik debatin...
Burimi:
zeri.ai