Rama kërkon rikthimin në detyrë të Ballukut, kush do të përfaqësojë Presidentin, Kuvendin dhe SPAK në Kushtetuese
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Në Gjykatën Kushtetuese do të përballen sot qeveria dhe SPAK, për rastin e zëvendëskryeministres, Belinda Balluku. Kryeministri Edi Rama ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të GJKKO-së të marrë në nëntor 2025 për pezullimin e Ballukut nga detyra. Rama ka deklaraur se kjo kompetencë ndahet mes kryeministrit, Kuvendit dhe Presidentit, ndaj edhe këto dy institucione janë thirrur sot si palë të interesuara. Në seancë, Presidenti i Republikës do të përfaqësohet nga Ilir Rusmali këshilltar, Hemioni Braho shef kabineti dhe Eriola Shia Drejtore e përgjithshme, ndërsa Kuvendi nga drejtoresha juridike, Mimoza Arbi. SPAK do të përfaqesohet në Kushtetuese nga dy prokuroret e çështjes, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko. Në seancë Kushtetuesja do të vendosë për kërkesën e qeverisë për shqyrtimin në themel të çështjes. Më 12 dhjetor, Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë zv.kryeministren, njëherësh ministren...
Burimi:
zeri.ai