Rama: Kemi dështuar me reformimin e Radio Televizionit Shqiptar, më mirë të mbyllet. Shërbim më mizerabël në glob
Kryeministri Edi Rama ka bërë kritika të forta ndaj Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), duke e cilësuar gjendjen e institucionit si një dështim të suksesshëm dhe duke vënë në dyshim vetë ekzistencën e tij si televizion publik funksional. Rama tha se përpjekjet për reformimin e RTSH-së kanë dështuar plotësisht, ndërsa institucioni ka kaluar nga borxhi në borxh dhe nga mospërfillja e publikut në mospërfillje. Kryeministri ngriti pikëpyetje mbi faktin se si media të tjera me buxhete më të vogla arrijnë sukses më të madh, duke theksuar se ndryshe nga RTSH, ato nuk e kanë financimin e garantuar. ”Kam tentuar të krijojmë kushtet që RTSH të reformohet dhe kemi dështuar më suksesin më të plotë. Se di çfarë do të bëjë drejtuesja e re, por deri tani...
Burimi:
kohajone.com