Rama “josh” ish-deputetin demokrat, Dash Sula emërohet Kryeinspektor i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari Prefekt i…

Rama “josh” ish-deputetin demokrat, Dash Sula emërohet Kryeinspektor i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari Prefekt i…

Kryeministri Edi Rama merr edhe një tjetër opozitar. Ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula është emëruar Kryeinspektor i Përgjithshëm. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të qeverisë dhe Sula zëvendëson në këtë detyrë ish-prokurorin Shkëlqim Hajdari. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 15, të  ligjit nr.99/2024, ‘Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë’, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Z. Dashnor Sula emërohet inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit të Përgjithshëm. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në ‘Fletoren zyrtare’”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Ministrave. Prej viti 2016 z. Shkëlqim Hajdari mbante postin e kryeinspektorit të përgjithshëm derisa dha dorëheqjen më datë 15 janar. Ndërkohë z. Hajdari është emëruar Prefekt i Tiranës dhe zëvendëson në...