Rama i kthehet Fevziut: Shpif haptas!

Rama i kthehet Fevziut: Shpif haptas!

Kryeministri Rama iu rikthye replikave midis tij e gazetarit Blendi Fevziu. Numri 1 i kabinetit të qeverisë tha se ai shpif haptas dhe refuzon të kërkojë ndjesë apo t’i referohen faktit. Sipas Ramës, kjo vështirëson informimin e publikut ndaj shfrytëzohen të gjitha hapësirat, edhe rrjetet sociale, që qytetarët të mësojnë për punën e qeverisë. “Na duhet të ndiejmë dhe kuptojmë nevojën e madhe për informim të njerëzve. Nuk është e lehtë sepse mjedisi i informimit është i kontaminuar, kur në ditët e përmbytjes, ditë dramatike, të gjithë ata që shikojnë prej shumë vitesh ëndrrën në beze, thonë tironsit, të rrëzimit tonë, e shikonin shiun dhe borën si anëtarët e mirëseardhur të koalicionit. Moderatori më i famshëm i Shqipërisë, i cili ka vizituar 148 vende të...