Rama: Harta e vitit 1455 e Bartolomeo Paretos i shtohet Muzeut Kombëtar ”Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë

Rama: Harta e vitit 1455 e Bartolomeo Paretos i shtohet Muzeut Kombëtar ”Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë është pasuruar me një objekt me vlerë të jashtëzakonshme kombëtare dhe europiane: hartën origjinale të vitit 1455, të hartografit Bartolomeo Pareto, një nga dëshmitë më të rralla të hartografisë europiane të shekullit XV. Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama, i cili theksoi rëndësinë historike dhe simbolike të kësaj harte. Dokumenti unik vendos emrin e Skënderbeut si toponim në qendër të Ballkanit, duke dëshmuar ndikimin dhe peshën që figura e heroit kombëtar shqiptar kishte në oborret mbretërore të Europës dhe në botën e krishterë të kohës. ”Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë i është shtuar një tjetër pasuri me vlerë kombëtare dhe europiane: harta origjinale e Bartolomeo Paretos, e vitit 1455, një nga dëshmitë më të rralla...