Rama: Fevziu kërkon llogari edhe për gjëra që nuk i di ose që nganjëherë edhe i shpik
Nga Edi Rama- Fevziu reagoi prapë duke e pohuar përsëri faktin që ka fabrikuar një akuzë, më shqip një shpifje, për të cilën as ka çfarë thotë e vjen vërdallë me muhabete kafeneje, duke përmendur si në jerm dy a tre raste sporadike, për të cilat përsëri s’ka asnjë provë se janë të lidhura me udhëtime private të ministrave në fundjavë, e duke i ikur përsëri me një turravrap konfuz të vetmes gjë që duhet të bënte në këtë rast: Ndjesës ndaj shikuesve të tij. Ndryshe nga më parë, Fevziu deklaron se nuk do përgjigjet më për këtë çështje. Normal, e kupton edhe vetë që s’ka si ia bën ndryshe, përderisa nuk mendon se shikuesit e tij meritojnë aq respekt sa ai t’u kërkojë ndjesë....
Burimi:
kohajone.com