Rama: Energjia e gjelbër do t’i japë Shqipërisë një avantazh të rëndësishëm strategjik

Rama: Energjia e gjelbër do t’i japë Shqipërisë një avantazh të rëndësishëm strategjik

Kryeministri Edi Rama shprehu sot bindjen se Shqipëria do të arrijë sovranitetin energjetik brenda këtij mandati qeverisës, duke e cilësuar zhvillimin e energjisë së gjelbër si një faktor kyç për të ardhmen strategjike të vendit. Në nisje të podkastit “Flasim”, Rama informoi mbi pjesëmarrjen e tij në Javën e Qëndrueshmërisë 2026, e zhvilluar në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku mori pjesë në disa panele diskutimi mbi zhvillimin e qëndrueshëm dhe tranzicionin energjetik. “Në një prej paneleve, së bashku me Kryeministrin e Malit të Zi, iu përgjigjëm një sërë pyetjesh që pasqyronin interesimin për përpjekjet që po bëjmë në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm, rritjes së kapaciteteve energjetike dhe shfrytëzimit maksimal të teknologjisë, si një instrument shumë i rëndësishëm edhe në funksion të procesit të anëtarësimit”,...