Rama emëron ish-deputetin e PD kryeinspektor të Përgjithshëm
Kkryeministri Edi Rama ka emëruar Dashnor Sulën, ish-deputetin demokrat, kryeinspektor të Inspektoratit të Përgjithshëm. Post i cili mbahej më parë nga Shkëlqim Hajdari, që prej korrikut të vitit 2016. Institucioni i Inspektoratit të Përgjithshëm është nën varësinë e kryeministrit. Inspektorati Qendror ka nën mbikëqyrjen e tij të gjitha inspektoratet qendrore dhe vendore. Ky institucion miraton formatin e raportit vjetor të veprimtarive të inspektorateve./CNA.al
Burimi:
argjiroja.net