Rama e komentoi, Klodiana Lala: E ftoj në debat

Rama e komentoi, Klodiana Lala: E ftoj në debat

Gazetarja Klodiana Lala i ka kthyer një përgjigje kryeministrit Rama, i cili e shënjestroi disa ditë më parë, për shkak të një statusi të saj në rrjetet sociale për përmbytjet, ku evidentonte faktin që inceneratori i Tiranës nuk ekziston. “Në fakt, as e kisha idenë që kryeministri kishte reaguar për një status në rrjetim tim social në facebook, që është personal dhe ndaj mendimet e mia personale aty apo fotografi të familjes. Megjithatë, përtej personales, unë i kam bërë një pyetje kryeministrit, a mundet zoti Rama të më dërgojë një foto të inceneratorit të Tiranës që funksionon? Ose ti provojë qytetarëve që inceneratori funksionon? Inceneratori nuk ekziston fare, ndërkohë janë zhvatur miliona euro nga taksat. Nëse kryeministri do të provonte të kundërtën, do të kisha...