Rama: Drejt përfundimit punimet për urën e re të Viroit në Gjirokastër

Rama: Drejt përfundimit punimet për urën e re të Viroit në Gjirokastër

Ura e Viroit në Gjirokastër po shkon drejt përfundimit, duke u shndërruar në një nga veprat më të rëndësishme infrastrukturore për qarkullimin dhe zhvillimin e zonës. Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje, duke theksuar se projekti i realizuar nga ARRSH do të garantojë lëvizje të pandërprerë dhe të sigurt gjatë gjithë vitit, duke shmangur problemet e përmbytjeve që kanë ndërprerë qarkullimin në të kaluarën. Punimet përfshijnë ndërtimin e një ure të re me dy hapësira drite, si dhe një tombinoje që lidh urën e vjetër në digën e liqenit me lumin Drino. Gjithashtu janë realizuar strukturat sipas kategorisë së rrugës C2 dhe përmirësimi i nyjeve në hyrje e dalje, në një gjurmë të re rrugore që kalon paralel me rrugën ekzistuese në anën e lumit....