Rama dënon sulmet e Iranit në Azerbajxhan: Regjimi është satanik, agresioni duhet izoluar

Rama dënon sulmet e Iranit në Azerbajxhan: Regjimi është satanik, agresioni duhet izoluar

Kryeministri Edi Rama dënon sulmin me dronë të Iranit në territorin e Azerbajxhanit, ku u godit një aeroport. Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa e ka cilësuar regjimin në Iran si satanik, Rama është shprehur se Shqipëria qëndron fort me Azerbajxhanin. Rama thekson se bota duhet të bëhet bashkë për të izoluar agresionin dhe për të dënuar agresorët. Postimi i plotë Sulmi i nisur kundër territorit të Azerbajxhanit, duke synuar infrastrukturën civile në rajonin e Nakhçivanit dhe duke plagosur civilë, është një tjetër akt i rëndë dhe i papranueshëm agresioni nga Republika Khomeiniste e Iranit kundër vendeve fqinje, “mëkati” i vetëm i të cilave kanë të përbashkët është të shkëlqejnë në skenën botërore përmes zhvillimit, prosperitetit dhe hapjes, duke e bërë jetën e popullit...