Rama: Bordi i Transparencës nuk cakton çmimin e naftës arbitrarisht
Kryeministri Edi Rama thotë se Bordi i Transparencës, i cili u aktivizua këtë javë me qëllim parandalimin e abuzimit me çmimin e naftës nga kompanitë furnizuese në Shqipëri, “nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht, nuk ul çmimin e naftës duke vënë në rrezik vetë kapacitetet e furnizimit, por thjesht dhe vetëm mbikëqyr lëvizjen e çmimit dhe nuk u lejon operatorëve që të luajnë pas kurrizit të konsumatorëve”. Në podkastin e tij “Flasim”, kreu i qeverisë deklaroi se detyra e kësaj strukture është të bëjë “përcaktimin e çmimeve tavan dhe pamundësimin e abuzimit me situatën në dëm të konsumatorit”. “Sipas dhënave të bursës së Mesdheut, në ditët e fundit pati një ulje të çmimeve të nënprodukteve kryesore të naftës dhe, në përputhje me këtë zhvillim, Bordi i Transparencës reflektoi...
Burimi:
opinion.al