Rama: Belinda Balluku ka dhënë dorëheqjen tre herë, ia kam refuzuar unë…
Kryeministri Edi Rama u deklaroi nga mbledhje e grupit të PS, se zëvendëskryeministrja Balluku i ka paraqitur tre herë dorëheqjen. Rama tha se këtë dorëheqje e kam “refuzuar unë”, sepse “s’mund të ketë dorëheqjen nën presion”. “Belinda Balluku ma ka dorëzuar tre herë dorëheqjen. I kam atje në dosje. Tre herë. Një herë kur iu ngrit akuza. Një herë kur iu bë pezullimi i parë dhe herën e tretë kur Gjykata nuk mori vendim. Kam qenë unë që ia kam refuzuar dorëheqjen. Sepse dorëheqje nën presionin e një fuqie që ka dalë nga territori i vet dhe është futur në territorin e pushtetit ekzekutiv nuk ka. I jam falënderues për faktin që nuk ka persistuar, por ka vazhduar të marrë gjithë atë baltë në fytyrë,...
Burimi:
kohajone.com