Rama akuzon gjyqtarët: Keni shkuar në GJK për të rritur pagat edhe për ata që ishin gjakpirësit e drejtësisë
Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar tonet në debatin me gjyqtarët lidhur me kërkesën për rritjen e pagave, duke i akuzuar ata se i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar trajtim financiar të privilegjuar për gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vettingu për pasuri të pajustifikuara. Në kritikat e tij ndaj Shoqatës së Gjyqtarëve, Rama theksoi se kjo mazhorancë politike ka qenë ajo që i ka garantuar pavarësinë sistemit të drejtësisë, ndërsa u bëri thirrje gjyqtarëve që këtë pavarësi ta ushtrojnë me përgjegjësi dhe dinjitet. Sipas kreut të qeverisë, kërkesa drejtuar Gjykatës Kushtetuese përfshin edhe individë që, sipas tij, janë përjashtuar nga sistemi i ri i drejtësisë për shkak të korrupsionit dhe pasurive të pajustifikuara. Ai deklaroi se përmes kësaj padie, taksapaguesve shqiptarë u kërkohet...
Burimi:
gijotina.com