Radio shtetërore gjermane, DW: Protestë kombëtare me thirrje kundër qeverisë Rama

Radio shtetërore gjermane, DW: Protestë kombëtare me thirrje kundër qeverisë Rama

Në përvjetorin e rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha opozita shqiptare zhvilloi një protestë kombëtare në Tiranë. Protesta u shoqërua me incidente, hedhje molotovësh dhe gaz lotsjellës. Protesta e opozitës u zhvillua përballë Kryeministrisë. Gjatë saj kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza në drejtim të qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama, “se po përdor ligjin për të vjedhur qytetarët. Berisha: Rama si Enver Hoxha, i ka ditët e numëruara Gjatë fjalimit të tij kryedemokrati Sali Berisha bëri paralelizma mes qeverisjes aktuale dhe periudhës së diktaturës komuniste. Për Berishën, Rama po e qeveris vendin njëlloj si Enver Hoxha, duke theksuar se, sipas tij, qeveria do të përballet me të njëjtin fund politik. “Satani i shqiptarëve, Enver Hoxha, siç dihet vdiq në vitin 1985...