Radio “Europa e Lirë”: Mundësi “shumë të mëdha” për sulme amerikane ndaj Iranit

Radio “Europa e Lirë”: Mundësi “shumë të mëdha” për sulme amerikane ndaj Iranit

-Botuar në radion “Europa e Lirë”- Shtetet e Bashkuara po dislokojnë aeroplanë luftarakë, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe aeroplanmbajtës me mijëra trupa në Lindjen e Mesme, një lëvizje që ka rritur tensionet me Iranin dhe mundësitë për veprime ushtarake, thonë ekspertët. Presidenti amerikan, Donald Trump, kërcënoi me sulme ushtarake kundër Iranit pasi autoritetet vranë mijëra njerëz gjatë një shtypje brutale të protestave antiqeveritare. Trump së fundi është tërhequr nga ky kërcënim, por nuk e ka përjashtuar mundësinë e një sulmi ndaj Republikës Islamike. Ekspertët thonë se grumbullimi ushtarak, si dhe stërvitjet e planifikuara detare të SHBA-së në rajon, rrisin presionin ndaj Iranit dhe ofrojnë më shumë opsione sulmuese ushtarake nëse Uashingtoni vendos ta sulmojë Iranin. “Ky mund të jetë një mesazh për Iranin se jemi...