Radio “Europa e Lirë”: A mundet Trump të korrë fitore të shpejtë në Iran?

Radio “Europa e Lirë”: A mundet Trump të korrë fitore të shpejtë në Iran?

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lënë të kuptohet se lufta me Iranin ka mundësi të jetë afër përfundimit, duke e dhënë një vlerësim optimist për një luftë që ka shkaktuar tensione rajonale dhe paqëndrueshmëri në tregjet globale të energjisë. Duke folur për gazetarë më 9 mars në klubin e tij të golfit në Florida, Trump tha se lufta “do të përfundojë së shpejti”, megjithëse nuk dha ndonjë afat të qartë dhe sugjeroi se operacionet mund të vazhdojnë edhe përtej kësaj jave. “Ne mund ta lëmë me kaq, por do të shkojmë më tej”, tha ai, duke argumentuar se ndërhyrja e SHBA-së ia ka pamundësuar Iranit “ta marrë nën kontroll Lindjen e Mesme”. Optimizmi i presidentit vjen në mes të një debati të vazhdueshëm në Uashington...