Ra nga skela në vendin e punës, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali (Emri)

Ra nga skela në vendin e punës, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali (Emri)

Një punëtor shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në punë në Itali. Viktima është 52-vjeçari Murat Tafçiu, i cili ra nga një skelë në një kantier ndërtimi në qendrën historike të Modenës. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:45 të mëngjesit të djeshëm. Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës, por fatkeqësisht 52-vjeçari kishte ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa kompania e ndërtimit ku punonte Tafçiu ka deklaruar se po bashkëpunon me institucionet për sqarimin e aksidentit. Murat Tafçiu, me origjinë shqiptare dhe banues në Cavezzo, ishte baba i katër fëmijëve.