Ra nga muri në kalanë e Beratit teksa bënte foto, plagoset turistja holandeze

Ra nga muri në kalanë e Beratit teksa bënte foto, plagoset turistja holandeze

Një shtetase e huaj është dëmtuar pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga një mur në lagjen “Kala” në qytetin e Beratit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, ku shtetasja L. T. (K), 69 vjeçe, banuese në Tiranë dhe me kombësi holandeze, dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga një mur. Si pasojë e rënies, ajo ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.