Ra me makinë në përrua dhe dyshohet se e mori rrjedha, vijojnë kërkimet për Jurgen Karajn
Jurigen Karaj-vendngjarje KLOS- Kërkimet për gjetjen e 30-vjeçarit, Jurgen Karaj, po vijojnë pas dy ditësh nga ngjarja e rëndë në fshatin Dars, në Klos. Mësohet se kërkimet kanë vijuar me skaf nga Liqeni i Ulzës deri në vendin ku automjeti dyshohet se ka rënë në rrjedhën e një përroi. Gjithashtu përgjatë lumit Mat, po kontrollohen segmente të vështira të terrenit, teksa mësohet se operacioni do të vijojë deri në orët e vona të mbrëmjes pavarëisht kushteve të vështira të terrenit. Në kërkime janë angazhuar forcat e Ushtrisë, njësia speciale “Shqiponjat”, forcat zjarrfikëse të Bashkive Mat dhe Klos, si dhe familjarë dhe banorë të zonës. Kërkimet po zhvillohen edhe me skaf përgjatë rrjedhës së lumit. Ngjarja e rëndë u regjistrua mesnatës së të premtes në fshatin Dars, Klos. Shoferi...
Burimi:
zeri.ai