Qytetari që u dhunua nga deputetët e PD: Mziu më goditi me grushte, Noka më ushtroi kontroll

Qytetari që u dhunua nga deputetët e PD: Mziu më goditi me grushte, Noka më ushtroi kontroll

Prokuroria ka nisur hetimet për Flamur Nokën dhe Xhelal Mziun pas protestës së dhunshme dhe një përplasje të ashpër që u përfshinë me një agjent civil dhe një qytetar. Ky i fundit, Totem Toraj, bashkë me agjentin civil Krenar Metaj, bënë kallëzim në polici, kundrejt dy deputetëve. Në dëshminë e tij në polici, qytetari Tetem Toraj, të cilin Flamur Noka e ngatërroi me agjent civil, ka rrëfyer të plotë dinamikën e përplasjes. Ai ka treguar para bluve, se mbrëmjen e 20 shkurtit, doli nga biznesi i tij, në rrugën “Xhorxh W Bush” në Tiranë, ku është takuar me një bashkëfshatarin e tij, duke iu referuar agjentit civil Metaj. Përplasja ndodhi pranë xhamisë së Namazgjasë, ku Toraj rrëfen se disa deputetë të Kuvendit, mes tyre Flamur...