Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë përpara Kuvendit, këtë të hënë me thirrjet “Parlamenti i krimit”, “Rama jep dorëheqjen” dhe “Nuk na përfaqësoni”. Protesta ka nisur në orën 10:30, ndërkohë që kuvendi do të niste seancën plenare të radhës. Edhe këtë herë qytetarët kanë sulmuar me vezë, ndërkohë që deputetet kanë zgjedhur të hyjnë në sallë përmes hyrjeve alternative për të shmangur përballjen.
Burimi:
opinion.al