Qytetarët ankohen për klorin dhe erën e ujit në Tiranë, bashkia: Brenda normës, kujdes depozitat
Qytetarë nga zona të ndryshme të Tiranës ankohen për cilësinë e ujit, e shqetësohen për sasinë e tepërt të klorit dhe aromën që mban. Top Channel u interesua pranë laboratorit të UKT për problematikën, të cilët sqaruan se nuk ka vend për panik pasi parametrat e klorit në rrjetin shpërndarës, janë në nivelet e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, nga 0,3 deri në 0,5 miligramë për litër. “Analizimi për klorin e lirë mbetës si dhe dozimi klorit në të gjitha depot e stacionet tona të pompimit nuk bëhet manualisht në mënyrë që të themi që është dozuar pak apo më shumë por bëhet me dozator automatik kështu që ajo ngjyra e bardhë zakonisht qytetarët e ngatërrojnë me presionin që duket si turbullirë, por që në...
Burimi:
top-channel.tv