Qumështi formulë “Aptamil 1″ me baktere! AKU: Në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti, shkakton helmim
foto ilustruese TIRANË-Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi për tërheqjen nga tregu të qumështit formulë për foshnja, “APTAMIL 1 PRONUTRA 800 gram Advanced” pas një alarmi të ardhur nga Sistemi Evropian i Sigurisë Ushqimore, RASFF. Gjatë kontrolleve zyrtare të kryera në Gjermani është konstatuar prania e substancës “cereulide”, një toksinë që mund të shkaktojë helmim ushqimor. Simptomat përfshijnë të vjella dhe dhimbje barku, ndërsa rreziku është veçanërisht i lartë për foshnjat. Sipas të dhënave, operatori i biznesit ushqimor që ka importuar produktin është kompania “Rossman Lala”. Në total janë futur në Shqipëri 648 njësi të këtij qumështi formulë, nga të cilat 276 kuti janë shpërndarë në tregun vendas dhe po kryhet tërheqja e tyre, ndërsa 372 njësi janë eksportuar në Kosovë. "Jemi njoftuar nga sistemi Europian për...
Burimi:
zeri.ai