Qumësht me aflatoksinë në treg, blegtorët fajësohen, por misri i kontaminuar hyn lirshëm në vend

Qumësht me aflatoksinë në treg, blegtorët fajësohen, por misri i kontaminuar hyn lirshëm në vend

Në fermat shqiptare po prodhohet qumësht i kontaminuar me aflatoksinë, një toksinë e rrezikshme kancerogjene, por përgjegjësia nuk bie mbi fermerët. Problemi, sipas ekspertëve dhe blegtorëve, qëndron tek Ministria e Bujqësisë dhe AKU, të cilat nuk bllokojnë që në fillim misrin e importuar nga Serbia, i cili mbart toksinën. Kur ky misër konsumohet nga lopët, aflatoksina kalon në qumështin që arrin tek konsumatori. Kjo ka bërë që industria e përpunimit të qumështit të refuzojë produktin vendas për të garantuar sigurinë ushqimore, ndërsa çmimi për fermerët që punojnë me cilësi është ulur me 10 lekë për litër. “99% e aflatoksinës vjen nga misri. Serbia e shet misrin e kontaminuar te më të pafuqishmit, ose Shqipëri, sepse në Itali dhe Gjermani ka kontrolle rigoroze. I tërë problemi...