Qumësht formule bebesh me baktere, AKU tërheq nga tregu produktin ‘NAN 1 OPTIPRO’

Qumësht formule bebesh me baktere, AKU tërheq nga tregu produktin ‘NAN 1 OPTIPRO’

‘NAN 1 OPTIPRO' TIRANË-Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar për tërheqjen nga tregu produktin “NAN 1 OPTIPRO”, pasi rezulton me prani të bakterit cereulide. Ky bakter zakonisht shkakton sëmundje të zorrëve duke dhënë simptoma si të vjella dhe diarre. Këto simptoma shfaqen 1-6 orë pas konsumimit. AKU pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së gjurmueshmërisë ka bllokuar të gjithë sasinë në gjendje të produktit dhe atë të kthyer nga tregu me destinacion asgjësimin e tij ose kthimin në vendin e origjinës. Njoftimi: Referuar njoftimit të subjektit importues në Shqipëri, mbi tërheqjen nga tregu të lotit të formulës për foshnjë “NAN 1 OPTIPRO” 800g, njoftim ky i bërë nga kompania prodhuese Nestle si masë parandaluese pas zbulimit të pranisë së bakterit cereulide në këtë produkt në subjektin...