QSUT në errësirë për mbi 30 minuta! Pacientët transferohen me barela, spitali: Nuk u cenua jeta
PAMJE NGA NGJARJA TIRANË-Një situatë alarmante u regjistrua mbrëmjen e kaluar në Urgjencën e Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza, e cila ka mbetur pa energji elektrike për mbi 30 minuta, duke krijuar tension, panik dhe frikë për pacientët. Pamjet e publikuara nga JOQ tregojnë momentin e kaosit, ndërsa shihen edhe pacientët të cilët transferohen me barela. QSUT doli me një deklaratë për mediat për situatën e krijuar, ku pranon se mungesa e energjisë elektrike ishte e përkohshme, por nuk specifikon se sa kohë qëndroi ky repart pa drita. Sipas tyre ndërprerja ka ardhur si pasojë e një defekti në linjën e furnizimit me energji elektrike të tensionit të lartë që furnizon Godinën A2 dhe se falë aktivizimit të menjëhershëm të sistemeve rezervë, UPS-ve dhe gjeneratorëve, aparaturat...
Burimi:
zeri.ai