QSUT: Asnjë rast për terapi hormonale deri më tani
Deri më tani, asnjë person nuk i është drejtuar Shërbimit të Endokrinologjisë në QSUT për të kryer terapi hormonale me qëllim përshtatjen e karakteristikave fizike me identitetin gjinor, që jo detyrimisht përputhet me seksin biologjik. Shefi i Endokrinologjisë pranë QSUT-së, Agron Ylli, tha se gjatë periudhës maj-qershor nuk është paraqitur asnjë rast që të ketë kërkuar këtë trajtim. “Aktualisht nuk ka asnjë persona që ka ardhur për trajtim me referencë nga mjeku i familjes për të vazhduar trajtimin hormonal. Endokronologjia mbetet e hapur”, tha Ylli. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë sqaroi edhe një herë se udhëzuesi për trajtimin hormonal u referohet vetëm personave madhorë dhe aktualisht nuk parashikon rimbursimin apo financimin e barnave hormonale nga shteti. “Mbas vlerësimit të agjencisë së akreditimit dhe cilësisë, sigurisht udhëzimi ju bashkëngjit më pas. E...
Burimi:
opinion.al