Qori: Një roje mund të justifikohet për një akt korruptiv, po një Ministër?
Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori i ftuar këtë të mërkurë në një studio televizive ka folur lidhur me deklaratat e komisioneres evropiane për Zgjerim, Marta Kos. Qori theksoi se sipas deklaratës së Kos, nëse nuk arrihet integrimi i vendit në BE, fajin e ka populli. Ai theksoi se korrupsioni i madh i drejtuesve të shtetit, i zyrtarëve të lartë ka efekte të mëdha në shërbimet publike që mungojnë dhe se ata vjedhin dhe jetën e qytetarëve pa asnjë lloj justifikimi. “Tani çfarë mua më bën po ashtu skeptik në deklaratën e zonjës Kos është fakti që duket sikur kësisoj problemi vendoset tek populli dhe tek institucionet dhe për pasojë në qoftë se ne nuk marrim notë kaluese në proçesin e integrimit, fajin e paska...
Burimi:
sot.com.al