Qindra viktima nga protestat/ Irani zbut tonet: Komunikimi me SHBA mbetet i hapur

Qindra viktima nga protestat/ Irani zbut tonet: Komunikimi me SHBA mbetet i hapur

Irani duket se ka ndryshuar qëndrim, pas reagimit të ashpër dhe sfidues të  Ajatollah Ali Khamenei, Ministria e Jashtme “ka lënë një dritare të hapur” për bisedime me SHBA. Ministria e Jashtme e Iranit tani thotë se kontakti i saj me të dërguarin special të Trump, Steve Witkoff, mbetet “i hapur”. Zëdhënësi Esmaeil Baghaei është shprehur se komunikimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbetet i hapur. “Kanali i komunikimit midis ministrit tonë të jashtëm Abbas Araghchi dhe të dërguarit të posaçëm të SHBA-së [Steve Ëitkoff] është i hapur dhe mesazhet shkëmbehen sa herë që është e nevojshme.”, u shpreh ai. Baghaei shton se kontakti mbetet i hapur edhe përmes ndërmjetësit tradicional, Zvicrës. Ky reagim vjen edhe pasi ministri i jashtëm Abbas Araghchi tha këtë mëngjes se...