Qindra milionë euro abuzime me tenderat! SPAK nuk i ndahet Ballukut, nis hetimet mbi pasuritë e saj

Qindra milionë euro abuzime me tenderat! SPAK nuk i ndahet Ballukut, nis hetimet mbi pasuritë e saj

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka intensifikuar hetimet për zv/kryeministren e pezulluar, Belinda Balluku. Burime për mediat bëjnë me dije se prokurorët po kryejnë hetim pasuror për Ballukun, ndërsa janë adresuar edhe një sërë shkresash në banka për informacione mbi pasurinë e saj. Sipas raportimeve, janë siguruar disa informacione nga banka të nivelit të dytë si dhe është kërkuar informacion pranë ILKPDI. Ndërkohë ka nisur hetim edhe në lidhje me kompanitë që kanë bashkëpunuar me ministren. Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për tenderin për tunelin e Llogarasë ndërsa po hetohet për disa tendera sa i përket Unazës së Madhe dhe aksit Thumanë-Kashar. Ajo është pezulluar me vendim të GJKKO nga detyra, ndërsa më datë 23 shkurt pritet të...