Qindra milionë euro abuzime! AKSHI, Posta dhe QSUT janë institucionet me tenderat më problematikë

Qindra milionë euro abuzime! AKSHI, Posta dhe QSUT janë institucionet me tenderat më problematikë

Dy ish-drejtueset e Agjencisë Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit, AKSHI, janë në hetim prej muajsh nga Prokuroria e Posaçme, të dyshuara si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kishte për qëllim përvetësimin e tenderave të agjencisë. Hetimet e prokurorisë nisën pas pengmarrjes në gusht 2025 të biznesmenit Gerond Meçe, e cila sipas hetimeve pati për qëllim shtrëngimin e këtij të fundit që të hiqte dorë nga ankimet pranë Komisionit të Prokurimit Publik, KPP për tenderat e zhvilluara nga AKSHI. Dosja hetimore për tenderët e AKSHI nuk është episodike. Sipas një raporti që Komisioni i Prokurimit Publik ka dorëzuar në Kuvend, AKSHI është një nga institucionet me numrin më të lartë të tenderave problematikë në korpusin e institucioneve publike. Nga 94 tenderë të zhvilluar...