Qindra besimtarë katolikë në Katedralen e Lezhës, Ipeshkvi Monsinjor Otavio Vitale bën thirrje për paqe
Qindra besimtarë katolikë ju bashkuan ritualit fetar të lindjes së Jezu Krishtit, në Katedralen e Shën Nikollit në qytetin e Lezhes. Mesha e shenjtë e mbrëmjes të së Mërkurës u drejtua nga Ipeshkvi i Lezhës, Monsinjor Otavio Vitale. Në fjalën e tij para besimtarëve, ai foli për rëndësinë që ka Krishtlindja, duke vënë theksin tek paqja nëpër Botë dhe kryesisht në luftën Rusi-Ukrainë. Pse flasim për Paqe të cilën nuk e realizojmë dot por flasim vit pas viti për të.Nëse nuk ka vullnet të mirë nuk mund të ketë Paqe midis nesh në familjet tona dhe kombin tonë. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv