Qindra aplikime për Paketën e Maleve në Elbasan, interes i lartë për investime në agroturizëm në Gjinar e Funar

Qindra aplikime për Paketën e Maleve në Elbasan, interes i lartë për investime në agroturizëm në Gjinar e Funar

Në bashkinë e Elbasanit ka pasur një fluks për aplikimin në Paketën e Maleve Mbi 250 qytetarë kanë shprehur interes për t’u përfshirë në Paketën e Maleve në territorin e Bashkisë së Elbasanit, një proces që synon nxitjen e investimeve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave malore presa i përket zhvillimit të turizmit. Drejtor i Përgjithshëm i Politikave Pyjore dhe Bujqësore në Bashkinë e Elbasanit. Shpëtim Çullhaj shprehet se janë miratuar nga qeveria katër zona prioritare për zhvillim: Funari, Gjinari, Shushica dhe Tregani. Por objektivat janë që ky projekt të shtrihet edhe në zonat e tjera të bashkisë së Elbasanit, zonat që kanë regjistruar numrin më të lartë të aplikimeve janë dy zonat turistike ajo e Gjinarit dhe Funarit. Aplikantët kanë shfaqur interes të investojnë...