Qeveria vendos dhënien e pensionit të posaçëm për ish-trajnerin Fatmir Cukën
Në mbledhjen e kësaj të enjte, Këshilli i Ministrave vendosi dhënien e pensionit të posaçëm shtetëror për ish-trajnerin e basketbollit Fatmir Cukën, në masën e dhjetëfishit të pensionit social. VKM: V E N D I M PËR DHËNIE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. FATMIR QERAMUDIN CUKA Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Dhënien e pensionit të posaçëm shtetëror z. Fatmir Qeramudin Cuka, në masën e dhjetëfishit të pensionit social. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA
Burimi:
kohajone.com