“Qeveria të ndërhyjë për naftën”, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet, të merret shembull Greqia

“Qeveria të ndërhyjë për naftën”, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet, të merret shembull Greqia

Çmimi i naftës në Shqipëri është në rritje që prej nisjes së luftës në Iran, duke arritur sot vlerën deri në 202 lek/ litri. Sulmi ndaj objekteve të prodhimit të hidrokarbureve ka sjell shtrenjtimin e naftës, duke arritur çmimi ndërkombëtar që njihet si nafta bruto Brent në 109.18 dollarë për fuçi. Në analizën e ish-ministrit të ekonomisë, Arben Malaj, ekziston rreziku që rritja të thellohet edhe më shumë dhe qeveria duhet të ndërhyjë me lehtësime për xhepin e qytetarëve. “Problemi kryesorë është se nuk dimë sa e gjatë dhe sa e thellë është kjo. Duhet paketë sociale sepse rritja e çmimit do të shkojë te fermeri, te shërbimet dhe konsumatori do ta ndjejë menjëherë. Prandaj qeveritë e mira përgatisin një paketë për çdo rast krize...