Qeveria rikthen amnistinë penale, lirohen nga burgu rreth 380 persona, ulet dënimi për 900 të tjerë, ja kategoritë…

Qeveria rikthen amnistinë penale, lirohen nga burgu rreth 380 persona, ulet dënimi për 900 të tjerë, ja kategoritë…

Rigels Seliman Qeveria shqiptare ka rikthyer amnistinë penale këtë fundvit, ku rreth 380 persona do të përfitojnë lirim të menjëhershëm dhe rreth 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. Nismën e ka komunikuar Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari përmes një video-mesazhi, ku zbulon edhe detaje nga kategoritë që përfitojnë dhe sa është numri. Sipas tij, përfitojnë të miturit, gratë dhe personat e dënuar për vepra me rrezikshmëri të ulët shoqërore. “Nga zbatimi i kësaj amnistie në vlerësimet paraprake të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, rreth 380 persona do të përfitojnë lirim të menjëhershëm; dhe rreth 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi, ndërsa numri real i përfituesve është edhe më i lartë, duke përfshirë ata që përfitojnë nga pushimi i ndjekjes penale si dhe masat alternative”, thotë...