‘Qeveria po mban gjallë simbolet e diktaturës’, aktivisti: Vila e diktatorit s’mund të jetë rezidencë qeveritare

‘Qeveria po mban gjallë simbolet e diktaturës’, aktivisti: Vila e diktatorit s’mund të jetë rezidencë qeveritare

Aktivisti Andi Tepelena, ka komentuar mënyrën se si Shqipëria ka dështuar të trajtojë trashëgiminë e komunizmit. Sipas tij, vendi ende nuk i ka mbyllur hesapet me të shkuarën dhe procesi i shumëpërfolur i dekomunistizimit pas viteve ’90 mbetet i papërmbushur. Tepelena ndalet tek simbolika e objekteve që lidhen drejtpërdrejt me diktaturën e Enver Hoxha, duke përmendur vilën ku jetoi për dekada çifti që ai e cilëson si më gjakatarin në historinë moderne të vendit. Ai thekson se zhdukja fizike apo shpërfillja e këtyre simboleve nuk i zhduk pasojat e komunizmit dhe as nuk shërben për ndërgjegjësimin e brezave të rinj. Përkundrazi, sipas tij, ato duhet të ishin kthyer në muze kujtese, në mënyrë që shoqëria të ballafaqohej me krimet dhe traumën kolektive të diktaturës. Tepelena...