Qeveria përcakton kriteret dhe masën e kompensimit për ushtarakët jashtë vendbanimit

Qeveria përcakton kriteret dhe masën e kompensimit për ushtarakët jashtë vendbanimit

Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për përcaktimin e kritereve dhe masës së kompensimit për ushtarakët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë kur emërohen ose komandohen në detyrë jashtë vendbanimit të tyre. Vendimi i propozuar nga ministri i Mbrojtjes dhe në mbështetje të ligjit për statusin e ushtarakut, parashikon që ushtarakët aktivë të përfitojnë kompensim për transport në rast se nuk u sigurohet transporti, strehimi ose qira banese nga Ministria e Mbrojtjes. Masa e kompensimit përcaktohet sipas distancës nga vendbanimi, duke filluar nga 4 400 lekë në muaj për distanca 5-25 kilometra, 8 800 lekë për distanca 26-50 kilometra, 13 200 lekë për distanca 51-100 kilometra dhe 20 000 lekë për distanca mbi 101 kilometra. Përfitimi i kësaj pagesë ndërpritet në momentin që...