Qeveria miraton ndërtimin e centralit fotovoltaik në Fier, kompania i jep shtetit 2% të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë

Qeveria miraton ndërtimin e centralit fotovoltaik në Fier, kompania i jep shtetit 2% të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë

Këtë të premte në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ka miratuar ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë eletrike fotovoltaike në Fier. Në njoftimin e Qeverisë bëhet e ditur se centrali do të ndërtohet në zonën Sheq-Marinas të Bashkisë Fier nga shoqëria “SOLEN ENERGY”, SH.P.K. Po ashtu centrali në fjalë nuk është objekt koncesionar. Njoftimi i Qeverisë: MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE DHE VEPRAVE NDIHMËSE, I CILI NUK ËSHTË OBJEKT KONCESIONI, ME VENDNDODHJE NË SHEQ-MARINAS, BASHKIA FIER, QARKU FIER, NGA SHOQËRIA “SOLEN ENERGY”, SH.P.K. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 49, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave...