Qeveria miraton marrëveshjen për rindërtimin e xhamisë së Shijakut

Qeveria miraton marrëveshjen për rindërtimin e xhamisë së Shijakut

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme marrëveshjen me Myftininë e Komunitetit Mysliman për rindërtimin e xhamisë së Shijakut. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi tha se vendimi i qeverisë i hap rrugën për rikthimin e një simboli të rëndësishëm për besimtarët, falë kontributit dhe solidaritetit të vetë komunitetit. Xhamia e Shijakut u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019 dhe në vend të saj do të ndërtohet objekti i ri duke shfrytëzuar një sipërfaqe shumë më të madhe, falë dhe truallit që është përfituar nga vendimi i Këshillit Bashkiak të Shijakut. Xhamia e re e Shijakut do të ndërtohet duke krijuar në të një kompleks multifunksional fetar që i përshtatet aktualitetit, fizionomisë arkitekturore të qytetit, traditës islame shqiptare dhe historisë kombëtare dhe...