Qeveria hap zyrtarisht profilin në TikTok pas një viti bllokimi

Qeveria hap zyrtarisht profilin në TikTok pas një viti bllokimi

Qeveria ka vendosur të rihapë aksesin në rrjetin social TikTok, një vit pas vendosjes së masave kufizuese. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit të Ministrave, sipas burimeve zyrtare. Me këtë vendim, përfundon periudha e ndërprerjes së aksesit të platformës në territorin e Shqipërisë. Sipas përmbajtjes së vendimit, heqja e masave të përkohshme vjen pas adresimit të problematikave që lidhen me sigurinë publike dhe ndikimet sociale në mjedisin digjital. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, në bashkëpunim me institucionet rregullatore përkatëse, është ngarkuar me realizimin e të gjitha veprimeve të nevojshme për rikthimin e plotë të aksesit, duke respektuar legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Njëkohësisht, është shfuqizuar vendimi i mëparshëm i Këshillit të Ministrave, i cili parashikonte masa të përkohshme...