Qëndrimi ndaj Ballukut/ Berisha: Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet
Kreu i PD Sali Berisha, në një konferencë nga selia blu ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese ka vërtetuar se është strofulla e fundit e hajdutëve të shqiptarëve. Mungesa e një vendimi në lidhje me zëvendës kryeministren Belinda Balluku, sipas tij nënkupton që disa nga anëtarët e GJK janë të gatshëm të shkelmojnë ligjet dhe Kushtetutën, vetëm për të zbatuar sipas tij, urdhrat e kreut të qeverisë, Edi Rama. “Dita e djeshme faktoi para secilit prej jush, para të gjithë shqiptarëve, para komunitetit ndërkombëtar dhe mbarë botës se Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë është strofulla e fundit e hajdutëve tuaj. Në një akt ekstrem vetëposhtërimi, ata të cilët Kushtetuta i përcakton si garantë të saj dhe i ka vendosur në piedestalin më të lartë të piramidës së...
Burimi:
gijotina.com