Qëndrimet Berishës ndaj fjalimit të Ramës në Bordin e Paqes për krerët e UÇK-së, Balla: Akt i rëndë anti-kombëtar!

Qëndrimet Berishës ndaj fjalimit të Ramës në Bordin e Paqes për krerët e UÇK-së, Balla: Akt i rëndë anti-kombëtar!

Akt të rëndë anti-kombëtar, e quajti kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, qëndrimet që kryedemokrati Sali Berisha i bëri të mërkurën apelit ndërkombëtar në mbështetje të komandantëve të UÇK-së që i bëri kryeministri Edi Rama presidentit Donald Trump në takimin inaugurues të Bordit të Paqes. Balla akuzoi Berishën se me qëndrimet e tij po dëmton unitetin kombëtar në një moment delikat për shqiptarët. “Akt tepër i rëndë anti-kombëtar sulmi i Sali Berishës kundër fjalës mbrojtëse dhe apelit ndërkombëtar të Kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes në prani të Presidentit Trump, në mbështetje të komandantëve të UÇK”,-shkruan Balla.