“Qëllova për të neutralizuar situatën”/ Lihet në burg polici që u përfshi në përplasjen me armë në Rrilë të Lezhës
Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për efektivin e policisë Besart Kovaçi, i cili u përfshi në përplasjen me armë mbrëmjen e së dielës në berberhanë në fshatin Rrile të Lezhës. Sipas burimeve, në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura ai iu ka qëndruar deklarimeve se ka qëlluar për të neutralizuar situatën, duke qenë se kishte parë personat e armatosur. Por pavarësisht pretendimeve, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë dhe caktoi masën e sigurisë arrest në burg për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv