Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Qarkullonte me armë në automjet, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar mbrëmjen e djeshme në rrugën “Selitë e Vogël” një 41-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri në automjet. Në kuadër të operacionit të koduar, është vënë në pranga shtetasi L. Sh., banues në Tiranë. 41-vjeçari kishte fshehur armën në një hapësirë të improvizuar pranë dorezës së derës së drejtuesit të automjetit. Njoftimi i policise Si rezultat i kontrolleve nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, të kryera 24/7 dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, me objektiv ndalimin e shtetasve që posedojnë sende të kundërligjshme, u finalizua operacioni i koduar “Doreza”. Nga kontrolli në automjetin me të cilin ky shtetas, të ndaluar gjatë natës, në rrugën “Selitë e Vogël”, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë) me krehër...