Qarkullonte i armatosur me armë zjarri/ Arrestohet 41-vjeçari në Fier, në pranga edhe një 21-vjeçar
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier finalizuan operacionin e koduar “Guns”, duke arrestuar dy persona për armëmbajtje pa leje dhe moskallëzim krimi. Gjatë operacionit u sekuestruan një pistoletë, një armë sportive, automjeti i përdorur nga të arrestuarit dhe dy celularë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprat penale përkatëse. Njoftimi i policise Fier / Finalizohet operacioni policor i koduar “Guns”, për goditjen e armëmbajtjes pa leje. Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.Në pranga edhe një 21-vjeçar, pasagjer në automjet, për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Sekuestrohen arma e zjarrit tip pistoletë, një armë sportive, automjeti me të cilin udhëtonin të arrestuarit, dhe 2 celularë. Në vijim të punës për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe identifikimin...
Burimi:
top-channel.tv