Qarkullonte i armatosur, arrestohet 28-vjeçari i dënuar më parë për vrasje (Emri)
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 28-vjeçar, i cili u kap teksa lëvizte i armatosur me pistoletë. I riu u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Pasagjeri”, ndërsa bëhet e ditur se ai ka qenë i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Sipas bluve të qytetit bregdetar, 28-vjeçari Edrin Varaku ishte pasagjer në një automjet, ndërsa filloi procedimi penal edhe për shoferin e makinës, i cili akuzohet për moskallëzim të krimit. Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi armën e zjarrit, tip pistoletë. “Gjatë operacionit, në lagjen nr. 13, Durrës, u ndalua automjeti me drejtues shtetasin A. L., ku dyshohej se lëvizte si pasagjer një shtetas i armatosur, shtetasi E. V. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. V., pasagjer në...
Burimi:
gijotina.com